Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, detaji që kanë kapur fansat e çiftit (VIDEO)

16 April 2024, 17:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, detaji që
Luizi dhe Kiara

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë.

Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti kanë përgatitur së bashku edhe valixhen e maternitetit.

Në rrjet është folur shumë për emrin që ata kanë zgjedhur për të voglën e tyre, ndërsa Kiara ka zbuluar vetëm shkronjën e parë që do të jetë si babai i saj, L.

Luna ka qenë një emër që përflitet që mund të ketë zgjedhur çifti Ejlli, kjo pasi moderatorja u shfaq me një varëse me simbolin e hënës pas intervistës me Bora Zemanin.

Po ashtu emri Luna shfaqet edhe në videoklipin e fundit të Luizit në këngën “Kce”.

Kaq ka mjaftuar që fansat të krijojnë një këngë dhuratë për çiftin me titullin “Luna”.

 


Video