Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ janë tronditur me ardhjen e një zarfi të zi. Lajmi për këtë penalitet nuk u prit mirë, ndërsa kishte edhe nga ata banorë që aluduan që ishte për ta, për shkak se e dinë që kanë bërë shkelje.
Një prej tyre ishte Olta. Aktorja, e cila është bërë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë, mendon se zarfi ka lidhje me të dhe Qetsorin. Sipas banores, do ketë penalitet për faktin se ata kanë folur me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet.
Nuk dihet ende se cili nga banorët do marrë penalitet, mirëpo nëse ka të bëjë me Oltën, kujtojmë se për të është paralajmërimi i fundit, ç’ka mund të sjellë përjashtimin nga shtëpia.
Diskutimi:
Dikush thotë: zarf i zi)
Kiara: Qyqa!
Luizi: Është i mbyllur, hapet në Prime.
Olta: Ndoshta është për mua dhe Qetsorin
Luizi: Pse? Për nominime?
Qetsori: Edhe ndoshta.
Luizi: Për nominime të kaluara? Se kjo nuk është problem.
Olta: Jam e bindur që është për nominime, se për to kemi bërë namin.
View this post on Instagram
Olta dhe Qetsori që janë shprehur se janë aleatë, kanë folur sot për grupin e tyre dhe formën se si do të “tërheqin” banorë në grup.
Me anë të fotove që realizuan nga Vodafone mëngjesin e sotëm, Qetsori është munduar të këshilloj Oltën, duke folur me ‘kode’ për secilin banorë pa i përmendur emrat.