"Lamiiin....", vëllai i vogël i Yamal rrëmben zemrat e të gjithëve, shihni si vrapon drejt tij në fushë (FOTO+VIDEO)

20 Korrik 2026, 11:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas fitores së Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, një nga momentet më emocionuese nuk ndodhi gjatë ndeshjes, por menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare.

Vëllai 3-vjeçar i Lamine Yamal, Keyne, vrapoi drejt futbollistit në fushë dhe e përqafoi mes festës së madhe për triumfin e Spanjës. Pamjet, të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë vogëlushin të veshur me fanellën e Spanjës, teksa mban në dorë edhe një copë të rrjetës së portës si kujtim nga finalja.

Yamal e ngriti menjëherë në krahë dhe e përqafoi fort, duke krijuar një nga skenat më prekëse të mbrëmjes që emocionoi tifozët në mbarë botën.





Video