Video që po i bën lëmsh të gjithë, kush është vajza që po përqafohet me Donaldin në një klub nate?

5 June 2022, 09:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video që po i bën lëmsh të gjithë, kush është

Donald Veshaj është një ndër emrat më të lakuar gjatë këtyre muajve në showbizzin shqiptar dhe kjo gjë bën që ai të jetë nonstop në syrin e publikut duke kapur çdo lëvizje të tij.

Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një video ku ka bërë lëmsh të gjithë rrjetin. Gjatë një koncerti ku ndodhej Donaldi në pamjet e publikuara ai gjendet në ‘backstage’ duke u përqafuar me një vajzë.

Pamjet e paqarta dhe në errësirë bën që ndjekësit të ngrejnë dyshime se kush ishte vajza misterioze. Por dilema mori fund, ‘Panorama Plus’ ka zbuluar se vajza me të cilën aktori i humorit shfaqet aq afër është mikesha e tij e ngushtë Fifi.

Kujtojmë se miqësia e tyre nisi brenda shtëpisë “BBVIP” të cilën e forcuan edhe pas mbarimit të spektaklit. Reth një muaj më parë dyshja pati një keqkuptim mes njëri-tjetrit ku në rrjet qarkulluan lajme se Donaldi dhe Romeo kishin përdorur videon e këngëtares gjatë momentit ku asaj i bien të fikët brenda në shtëpi për një skeç në emisionin e tyre. Por çdo gjë u sqarua pasi Fifi ishte e ftuar në programin e dy binjakëve dhe rrëfeu si ndodhi keqkuptimi.

Rikujtojmë se aktori i humorit po shijon momentalisht rikthimin me Bora Zemanin. Pas shumë tentativash dhe përpjekesh për ribashkim pas ‘tradhtisë’ që  Donaldi i bëri Bora Zemanit  në sy të të gjithë publikut, ajo duket se i ka dhënë një tjetër shans artistit. Çifti kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve dhe jashtë Shqipërisë ku janë fotografuar bashkë teksa bënin shopping në Genova dhe pse të maskuar ata janë dalluar nga paparazzit.


Video