Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dora me gjashtë gishta tashmë ekziston, por ai më i vogli në fakt është robotik. Shkencëtarët japonezë dhe francezë kanë krijuar gishtin artificial për të studiuar se si truri mund t’i përgjigjet një pjese shtesë të trupit.
Sensorët në parakrahët e përdoruesit e kthejnë aktivitetin elektrik në muskujt e tyre në udhëzime për gishtin e gjashtë.
Studiuesit thonë se 18 pjesëmarrësit lëvizën lehtësisht gishtin e gjashtë, duke treguar që truri ynë ka aftësinë të mishërojë gjymtyrë artificiale zëvendësuese.
Studiuesit thonë se nevojiten studime më të mëdha për të eksploruar aftësinë e trurit për të punuar me gjymtyrë të tjera të bashkangjitura dhe fleksibilitetin e tij për t’i përdorur ato sipas dëshirës.