Shakira konfirmon ndarjen nga Pique: Për mirëqenien e fëmijëve kërkojmë që ...

4 June 2022, 13:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shakira konfirmon ndarjen nga Pique: Për mirëqenien e
Shakira dhe Gerard Pique

Shakria dhe Gerard Pique i kanë dhënë fund romancës së tyre pas më shumë se një dekade. Ndarja është konfirmuar nga vetë këngëtarja kolumbiane.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.” - thuhet në deklaratën e Shakirës.

Futbollisti spanjoll dhe këngëtarja kolumbiane ishin në nëj lidhje që nga viti 2011, ndërsa dyshja ishte takuar gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e Kupës së Botës "Waka Waka" në 2010.  Edhe pse nuk u martuan kurrë, Sharika dhe Gerard mirëpritën dy djem, Milanin dhe Sashan, gjatë lidhjes së tyre.

Shakira nuk e bën me dije arsyen e divorcit, por në mediat spanjolle qarkullojnë lajme se ajo është tradhtuar nga Pique, gjë të cilët nuk e ka pritur aspak mirë, pasi revista “Hello” raportoi se këngëtarja ka pësuar një krizë të fortë të shtunën e kaluar. Shakira është dashur të trajtohet nga shërbimet mjekësore dhe është transferuar me ambulancë në klinikën Teknon në Barcelonë.


Video