Çfarë ka ndodhur me Einxhelin? Beniada konfirmon për herë të parë krisjen mes tyre

3 June 2022, 23:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë ka ndodhur me Einxhelin? Beniada konfirmon për herë
Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira

Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira nuk e kanë ruajtur miqësinë që krijuan Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

E ftuar në “Më lër të flas”, modelja ka treguar për herë të parë se mes tyre ka një krisje, duke thënë se nuk i ka ruajtur kontaktet me moderatorin, ndërsa ka lënë të nënkuptohet se ka qenë Ejnxhel ajo që ka prishur miqësinë.

Romeo: Ti, a flet me të gjithë banorët?

Beniada: Ne a flasim me të gjithë? Me ca po, me ca jo

Romeo: Po mirë, që ti bie larg e larg nga Kina, po me Einxhelin a flet

Beniada: Jo, nuk flasim.

Romeo: Po pse nuk flisni?

Beniada: Po ku di unë e shkreta (qesh)

 

 

  


Video