Postimi i këngëtares Aurela Gaçe pak javë më parë ku tregonte një vizitë mjekësore në ShBA për kordat e zërit shtroi pikëpyetjet tek ndjekësit, nëse ajo a do e kishte më mundësinë të këndonte.
Këngëtarja ka sqaruar gjithçka teksa shprehet me shaka se do këndojë edhe për 30 vjet të tjera. Aurela tregon se kishte një ngjirje normale të zërit dhe kishte nevojë për pak pushim.
“Tashi do të këndoj unë apo ca?! Ju thaftë dora që në rrëze atij që e përgatiti, mua këtu më keni jo 20 po tani nga inati dëng të bëni edhe 30 vjet.
Ishte një ngjirje është më se normale. Se nuk janë mësuar me këngëtarët që të thonë stop unë kam nevojë për pushim, se atë që përdor atë do lodhësh, po të kishim përdor ndonjë gjë tjetër do lodhej ajo gjëja tjetër. Unë vizitat i bëj gjithmonë, unë jam korrekte për veten e time, nuk është se kisha ndonjë gjë, ndjeja lodhje por nuk dija çfarë do më thoshte mjekja” tha Aurela Gaçe në "Abc".