Bora Zemani prezanton emisionin e dashurisë "Për'puthen" me të rinj, por për disa muaj ajo prezantoi dhe "Për'puthen +40", e teksa po flitej së fundmi për këtë format, prezantuesja është vënë në siklet nga ish-konkurentja Luli.
Ajo po i jepte Borës këshilla për marrëdhëniet intime pas moshëss 40-vjeçare, teksa i tha se kur të shkojë në këtë moshë do e kujtojë dhe do thotë se ka patur të drejtë.
“E kam shijuar e kam thënë,e them dhe do ta them. Bora,kur të kalosh moshën 40-vjeçare do thuash: ’Ka qënë një konkurente e çmendur por paska patur të drejtë’. Pas moshës 40-vjeçare fillon dashuria dhe intimiteti. E bën me ndjenjë, unë ashtu e kam bërë.” - tha Luli.
Sikleti i Borës u kuptua dhe menjëherë nxitoi të ndryshonte temë duke ju ritkhyer vështirësisë që pati në prezantimin e “Për’puthen +40”