"Të presësh damarët ...", ish i dashuri i Ronela Hajatit komenton performancën e saj në Eurovision

4 June 2022, 15:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Të presësh damarët ...", ish i dashuri i Ronela
Young Zerka dhe Ronela Hajati

Këngëtari Young Zerka, ish i dashuri i Ronela Hajatit ka komentuar për herë të parë performancës e kësaj të fundit në Eurovision, ku kënga e saj "Sekret" dështoi të shkonte në finale.

Teksa është pyetur nga gazetari, ai nuk dha shumë detaje, por tha se i është bërë qejfi që një këngë ritmike shkoi në festivalin europian.

“Shumë mirë. Mu bë qejfi shumë sepse hera e parë që po shkon një këngë ritmike në Eurovision. Gjithmonë kemi shkuar me këngë “pre damarët”, i kemi pak qejf ne shqipatrët këto gjëra. Secili ka opinionin e vet por mu bë shumë qejfi që pashë një këngë ritmike në Eurovision." -tha ai për “T7.”

Kujtojmë që Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë çift për 5 vite, por i dhanë fund lidhjes gati 1 vit më parë. Ata kanë bërë dhe disa këngë së bashku.


Video