Beniada sqaron ndjekësit: Bujar Nishani nuk ishte xhaxhai im, se kam njohur kurrë nga afër (FOTO)

4 June 2022, 17:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beniada sqaron ndjekësit: Bujar Nishani nuk ishte xhaxhai im, se kam njohur
Bujar Nishani dhe Beniada

Pak ditë më parë ndërroi jetë ish-presidenti Bujar Nishani në Gjermani, teksa të enjte ju dha lamtumira e fundit. Për këtë ndarje nga jeta, shumë ndjekës i kanë çuar Beniada Nishanit mesazh ngushëllimi, por ka dhe nga ata që i drejtohen sikur Bujar Nishani ishte xhaxhai i saj.

Beniada ka zgjedhur një prej tyre mesazheve dhe ka vendosur të sqarojë ndjekësit, ku tregon se Bujar Nishani nuk ishte xhaxhai i saj, por një kushëri i babait të saj. Ajo tregon më tej se nuk e ka takuas asnjëherë nga afër të ndjerin Bujar Nishani.

“Beniada sido që të keni shkuar me familjen e xhaxhi Bujarit t’i duhet ta kishe nxjerrë te faqja jote se ai është gjaku jot, mos i humb vlerat që ke marrë”, shkruan një komentuese.

"Me shumë dashuri dua t’ju tregoj se respekti dhe dhimbja për një person që nuk është mes nesh, nuk tregohet nga Instagrami. S’e kam pasur fatin asnjëherë ta njoh nga afër, nuk ishte xhaxhai im, por kushëriri i babit. Mendoj se komentet në këto raste është më mirë t’i mbani për vete. Çdo gjë që unë publikoj është pjesë e punës time. faleminderit për mirëkuptimin, ju kam shumë xhan”, përgjigjet Beniada.

Beniada sqaron ndjekësit: Bujar Nishani nuk ishte xhaxhai im, se kam njohur


Video