"Ai që të la në stuhi nuk mund të të dhurojë kurrë diell", me kë e ka Adrola?

5 June 2022, 09:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Ai që të la në stuhi nuk mund të të dhurojë

Adrola Dushi është një nga vajzat më të dashura në mediat rozë shqiptare.

Ajo ka qenë e martuar me Adis Patushi me të cilin ka edhe një djalë, ndërsa pas ndarjes me të është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin Capital T.

Me këtë të fundit ende nuk është bërë publike asgjë, por fotot dhe koha që kalojnë bashkë lënë shumë për të ngritur pikëpyetje.

Ndërkohë së fundmi, Patushi ka bërë publike lidhjen e tij me Fifin, këngëtaren shqiptare nga Kosova.

E ftuar në një emision televiziv, Adrola deklaroi se është e lidhur dhe e lumtur me veten, mirëpo përmes një postimi të fundit nga vetë ajo është lënë të kuptohet se është e lënduar nga e shkuara.

Adrola ka postuar një shprehje në ‘Instastory’, ku mund të themi se duket e zhgënjyer, por askush nuk e di se kujt ia dedikon bukuroshja këto fjalë: "Ai që të la në stuhi nuk mund të të dhurojë kurrë diell"

 


Video