VIDEO/ ”Më puth”, Jozi merr 'PENG’ Stresin pas deklaratave të tij për shuplakën që i dha Gjestit në BB VIP Albania!

2 August 2025, 06:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ ”Më puth”, Jozi merr 'PENG’ Stresin pas
Jozi/ Stresi

Në rrjetin social TikTok po qarkullon një video që ka befasuar shumë ndjekës të skenës shqiptare të hip-hop-it.

Protagonistët janë Stresi dhe Jozi, të cilët deri pak kohë më parë u përfshinë në një nga momentet më të komentuara në rrjet: shuplaka që Jozi i dha Gjestit.

Në atë kohë, Stresi u pozicionua hapur në mbrojtje të Gjestit, me tone të ashpra dhe qëndrime të zjarrta, duke krijuar përshtypjen se një përplasje mes tij dhe Jozit ishte e pashmangshme. Por videot e fundit tregojnë një realitet ndryshe.

Në videon që po qarkullon, Stresi shfaqet pranë Jozit dhe e pyet me një ton miqësor: “Çka i ke çunat e Fushë Krujës?”.

Pa hezitim, Jozi i përgjigjet: “Vëllezër”. Në një kthesë të papritur dhe aspak të zakontë për dinamikën mes dy artistëve, Jozi i thotë Stresit: “Më puth”, dhe ky i fundit e plotëson kërkesën.

Ky moment publik sugjeron se raportet mes djemve kanë kaluar në një fazë tjetër, larg tensioneve dhe armiqësisë që për një moment u dukën si pjesë e pashmangshme e narrativës së tyre.

Në vend të konfliktit, duket se tani mbizotëron afrimiteti dhe ndoshta një kapitull i ri në marrëdhënien mes tyre.


Video