
Moderatorja Fjoralba Ponari, disa javë më parë humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën.
Mirëpo, deri mbrëmjen e djeshme ajo nuk kishte folur më parë për këtë dhimbje të madhe.
Ka qenë Dalina Buzi ajo e cila u prek dhe përgëzoi Fjoralbën për forcën e saj pas një humbjeje kaq të madhe dhe me lot në sy u shpreh: Nuk ka burrë apo gra, kjo është forca, ky është njeriu që vazhdon. Do të doja të përgëzoja. Nuk e dija si ia bën se më ka ndodhur e njëjta gjë me babin por unë kam qenë jashtë shtetit vetëm, ti je këtu e rrethuar me njerëz.
“Është një dhimbje që dua ta mbaj për vete, por jeta vazhdon dhe duhet gjetur forca për t'u ringritur", ka thënë Fjoralba mes lotësh në emisionin “Goca dhe Gra”.
View this post on Instagram