Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Turi i këngëtares Bebe Rexha nuk ka shkuar aq mirë saç ajo mendonte.
Kjo, pasi ditën e djeshme në koncertin e saj në New York, këngëtarja me origjinë shqiptare është gjuajtur në fytyrë me një telefon.
Këngëtarja 33-vjeçare po luante një koncert të dielën në The Rooftop në Pier 17 në turneun e saj Best F’n Night Of My Life.
Siç shihet në një video në Twitter, artistja e “Back to You” u pa duke kënduar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës në momentin që dikush e ka goditur me telefon.
Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të ekuipazhit në krahë nxituan për ta ndihmuar.