VIDEO/ Alban Ramosaj i shtrembëron fytyrën Agim Doçit dhe tallet me të

17 May 2022, 21:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Alban Ramosaj i shtrembëron fytyrën Agim Doçit dhe
Alban Ramosaj dhe Agim Doçi

Këngëtari Alban Ramosaj është tallur publikisht me poetin dhe tekstshkruesin Agim Doçi, i cili ishte anëtar i jurisë së Festivalit të Këngës në RTSh, që përzgjodhi Ronela Hajatin si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision.

Ramosaj ka publikuar në Instastory një fragment të intervistës ku Doçi shprehet se Alban Ramosaj nuk mund të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, por Kosovën. Këngëtari e ka shoqëruar videon me filtrin i cili është bërë trend kohët e fundit në rrjetet sociale, që të shtrembëron fytyrën dhe dukesh sikur qan.

Gjithashtu në sfond dëgjohen edhe të qeshurat e Alban Ramosaj.




Video