U martua me Romeon, Ledioni paralajmëron një të papritur për Heidin

30 March 2024, 21:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U martua me Romeon, Ledioni paralajmëron një të papritur për
Ledioni / Heidi / BBV3

Mbrëmja e sotme, në spektaklin televiziv “BBVA3” nisi me moderatorin, Ledion Liço, i cili bëri një përmbledhje të shkurtër se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj jave dhe se çfarë pritet të ndodh gjatë “primet”.

Ai përmendi dasmën e çiftit Romeo dhe Heidi, duke shtuar se një e papritur e pret këtë të fundit.

“Një befasi shumë e madhe për Heidin sonte. Tjetër gjë pret, tjetër gjë i fut brenda", tha ai.

Më pas ai përshëndeti banorët, dhe pyeti Heidin se pse është veshur me të zeza:

“Nuk vishet me të zeza si për mort", u shpreh ai.


Video