"Të dua pafundësisht Ota", dedikimi prekës i të birit për regjisoren Vjosa Berisha

25 June 2022, 09:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Të dua pafundësisht Ota", dedikimi prekës i të

Të enjten ndërroi jetë regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.

Ajo ishte e diagnostikuar me kancer në vezore që nga viti i kaluar, ndërkohë që së fundmi po trajtohej në Londër, ku edhe vdiq.

Një reagim për vdekjen e producentes së famshme e ka bërë edhe djali i saj, Lekë Berisha.

Ai ka shpërndarë një sërë fotografish në rrjete sociale dhe i ka bërë një dedikim prekës.

“Deri në përqafimet tona të ardhshme, të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, kanë qenë fjalët e të birit.

Lajmin për vdekjen e Vjosës e dha bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, i cili tha se vdiq në spitalin University College Hospital në Londër.

Lekë është fëmija i vetëm i të ndjerës dhe partnerit të saj, Fatosit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lekë F. Berisha (@leke.f.berisha)


Video