Stefi Prifti bëhet gjysh për herë të parë, dedikimi emocionues për nipin

15 Shtator 2023, 18:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stefi Prifti me nipin

Këngëtari i njohur korçar, Stefi Prifti është bërë gjysh për herë të parë, pasi ka ardhur në jetë nipi i tij Zayan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregon emocionet e forta të të bërit gjysh.

Postimi i këngëtarit:

“Njeriu në jetë provon ndjesi dhe emocione nga më të ndryshmet dhe të shumëllojshme.

Ndër gëzimet më të rëndësishme të jetës sime kanë qenë disa… Fitorja e konkursit për në Institutin e Lartë të Arteve… Dashuria... Martesa… Muzika dhe Sukseset artistike… Ardhja në jetë e dy vajzave të mia, etj. Por, ç’na qenka kjo ndjesia e të bërit gjysh… Më kishin treguar, por kjo është e para herë që e provoj. Një mrekulli! Dikush më thotë NONO… Një status i bukur për mua.

Ëelcome bukuroshi i gjyshit, Zayan!

Mirë se erdhe dhe i bekuar të jesh!

Shëndet dhe mbarësi edhe për mamin dhe babin, që të sollën në jetë!”, shkruan Stefi Prifti në rrjetet sociale.

Stefi Prifti bëhet gjysh për herë të parë, dedikimi

Video