
Pre e shantazheve nga vajza që njihen online ka rënë edhe një ndër drejtuesit e lartë të televizionit publik italian “Rai”-t.
Ka qenë një shtetase moldave e moshës 33-vjeçare, e cila thuhet se përmes kërcënimeve dhe mashtrimit ka mundur t’i marrë brenda një viti rreth njëqind mijë euro.
Mediat e përtej Adriatikut shkruajnë se Adina Manolache u kap në flagrancë teksa ishte duke marrë një pagesë të fundit prej 1 mijë euroshe.
Sipas dosjes hetimore drejtuesit të lartë të "RAI"-t i kishte ndërruar jetë bashkëshortja pak muaj para se ai të niste takimet me pagesë, fillimisht online me vajzën. Më tej gjithçka u bë pjesë e një skenari.
Nën argumentin se përndiqej nga anëtarë të mafias vajza i kërkonte shuma monetare që u paguan nga 66 vjeçari.
Për ta bërë më bindës situatën eskorta i tregonte edhe mesazhe, që i kishin mbërritur në telefon me tone kërcënuese.
Por në një rast ajo inskenoi edhe vdekjen e së motrës duke i kërkuar atij të paguante dhe varrimin.
Por bindja e një prej drejtuesve të televizionit të njohur për të denoncuar rastin ishte kur një person u paraqit pranë banesës edhe duke e kërcënuar.
Pas kësaj policia organizoi dorëziimin e parave ku dhe 33 vjeçarja u vu në pranga, dyshimet janë se eskorta ka organizuar gjithçka me persona të tjerë ndërsa ka marrë pagesa prej 5 mijë eurosh.