Studiuesit nga Spanja thonë se të jesh në gjendje të ngjitësh katër palë shkallë (pra katër katet e një pallati) brenda një minutë është një tregues i saktë se shëndeti juaj i zemrës është mirë.
“Testi i shkallëve është një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar shëndetin e zemrës suaj. Nëse ju duhen më shumë se një minuta e gjysmë për t’u ngjitur në katër kate shkallë, shëndeti juaj nuk është optimal dhe do të ishte një ide e mirë të konsultoheni me një mjek”, është shprehur Dr. Jesús Peteiro, një kardiolog.
“Aftësia për të ngjitur shkallët mund të përdoret si një mënyrë për të vlerësuar shëndetin e përgjithshëm të zemrës. Sidoqoftë, unë besoj se ky vetëvlerësim nuk mund të zërë vendin e një ekzaminimi të duhur fizik dhe testimet nga mjeku", tha tha Dr. Renee Bullock-Palmer, një kardiologe dhe drejtoreshë e Qendrës së Zemrës së Grave në New Jersey për Healthline.