Si e pritën familjarët lajmin e shtatzanisë? Einxhel: Nuk e prisnin, më të vështirë e kisha t’ia thoja…

16 August 2022, 22:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si e pritën familjarët lajmin e shtatzanisë? Einxhel: Nuk e
Einxhel dhe Dagz

Çifti Einxhel dhe Dagz kanë treguar se si e kanë përjetuar familjarët e tyre lajmin e shtatzanisë së Einxhel.

Dagz ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ja thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë kaq shpejt.

Ata treguan për “Pushime on Top” se gjininë e fëmijës do e zbulojnë në një festë me të afërmit e tyre. Çifti i BBV tha se për momentin Einxhel po jeton në Tiranë ndërsa Dagz është gjatë gjithë kohës në lëvizje për shkak të punës, por pjesën më të madhe të kohës është në Tiranë,

“Është shumë interesante se ne jemi të dy njerëz sportivë i marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit i thashë më duket se po të bëj hallë. Por testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë. Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që në BBV do të bëj një tatuazh kur të më bësh baba”, tha Einxhel.

Dagz: Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë.

Einxhel: Për momentin duke qenë se Dagzi është gjatë gjithë kohës në lëvizje në udhëtime pune, unë kam jetuar në Tiranë ndërsa Dagzi vjen shumë shpesh, unë kam shkuar më radhë në Kosovë.

Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vaja që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më i vështirë që mund t’ja thoja. Gjininë nuk e dimë, do e ndajmë me gjithë njerëzit e afërt, të bëjmë një festë. Për pushimet po presim sa të lirohet Dagzi nga puna, i kemi bërë disa pushime, por do të ketë sërish.


Video