"Puna e vështirë shpërblehet", Oriola Marashi pozon nga Venecia me fotot e saj nëpër billboard

16 August 2022, 14:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Puna e vështirë shpërblehet", Oriola Marashi pozon nga
Oriola Marashi

Oriola Marashi është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare, e cila njihet për elegancën e saj dhe format trupore seksi.

Ajo prej vitesh është bërë imazh i ‘Guess’, ndërkohë që ka bërë arritje të madhe edhe jashtë trojeve shqiptare. Së fundmi imazhi i Oriolës është shfaqur në një billboard në Venecia.

Kjo ngjarje ka shkaktuar emocion tek modelja e cila në një jaht, ka pozuar me imazhin e saj në sfond dhe fotot i ka publikuar në rrjetet sociale.

“12 orë në Venecia. O Zoti im, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur shoh veten në këto billborde të mëdha. Gjithçka që më duhet të them është se puna e vështirë shpërblehet, por duhet të jesh shumë me fat për të kapur momentin.

Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të provoj veten se gjithçka është e mundur kur e ëndërron! Faleminderit Zot, faleminderit”, - shkruan Oriola Marashi krahas fotove.



Video