“Thashë se e puthi në buzë”, Cllevio reagon pas përqafimit të Stresit dhe Noizyt (VIDEO)

16 August 2022, 10:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Thashë se e puthi në buzë”, Cllevio reagon pas
Stresi, Noizy dhe Cllevio

Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, mbajti dy ditë më parë një koncert madhështor në Tiranë, ku performuan artista të njohur shqiptarë dhe të huaj. 

Por, ajo që tërhoqi më shumë vemendje ishte ngjitja në skenë e reperit Arkimed Lushaj (Stresit), ku nuk munguan përqafimet dhe puthjet para syve të publikut mes tyre, dikur "armiq të betuar" ndaj njëri-tjetrit.

Ky moment nuk mund të shmangej pa komentuar nga Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano), i cili ka pasur konflikte të ashpra me Noizyn, ndërsa ka qenë shok i ngushtë me Stresin.

“Stresi me Noizyn, i pashë, shyqyr… Unë thashë se e puthi në buzë. Mirë që… Ishte e puthur e sinqertë nga ana e Stresit se unë e njoh. Ishte e puthur me dashuri dhe kjo është shenjë e mirë”, ka thënë Cllevio gjatë një video-live në rrjetet sociale

Kujtojmë që Cllevio së fundmi vendosi të bëjë paqe me rivalin e tij, Noizy, me të cilin prej kohësh kishin konflikte virtuale dhe madje kishin pasur edhe një përplasje fizike.


Video