Të dielën, më 14 gusht sheshi “Nënë Tereza” u mbush plot me njerëz. Bëhet fjalë për rreth 18 mijë persona që u bashkuan për të ndjekur artistët më në zë të momentit dhe mbi të gjitha, Noizyn, organizatorin e këtij eventi.
“Që të dalin 18 mijë njerëz dhe t’i blejnë biletat si nga ato më të lirat e deri te ato më të shtrenjtat është realisht një ngjarje e rëndësishme,” – u shpreh gazetarja Jonida Shehu në një intervistë për Euronews Albania.
Pavarësisht vështirësive apo krizës ekonomike, rreth 18 mijë persona zgjodhën që atë natë të ndiqnin artistët e tyre të preferuar.
Sipas Shehut, biletat nuk mund të shiten me imponim dhe Noizy ia doli të mbledhë gjithë ata njerëz në koncertin e tij.
“Njerëzit shkojnë atje ku duan të shkojnë, njerëzit e duan Noizyn dhe njerëzit e duan muzikën e tij,” – shtoi Shehu.