Fifi dhe Adis Patushi si duket po e shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë deri në maksimum. Dyshja e nisën lidhjen e tyre pak kohë pasi Filloreta Raçi u largua nga “Big Brother VIP” dhe që nga ai moment postimet dhe dedikimet mes tyre kanë qenë të pafundme.
Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja tregoi se muzika është gjithçka për të pasi nuk e kanë ndalur as reshjet e shiut për të dalë me fansat e saj në Shkup.
“E dashuroj muzikën akoma ma shumë kur këndoj për njerëzit që ma duan muzikën”, ka shkruar Fifi.
View this post on Instagram
Dedikimi më i fundit ka ardhur nga Adisi, i cila ka ndarë një foto të Fifit në Instagram pas koncertit të saj në Shkup.
Adisi ka publikuar një foto nga performanca e Fifit në shi teksa ka shkruar se ndihet krenar për të.
