Moderatorja Roza Lati nëpermjet disa fotove të ndara në Instagram zbuloi se kishte prerë flokët e gjatë.
“Si ju dukem me modelin e ri të flokëve? Pres opinione ‘arsyeja e këtij ndryshimi”... dhe...”, shkruante Roza në postimin e saj.
View this post on Instagram
Por një ditë më parë, ajo ka vendosur që të zbulojë vetë për ndjekësit arsyen se pse hoqi dorë nga flokët e gjatë. Roza ka shpjeguar se ky veprim i saj erdhi pasi qeni i saj Sasha është diagnostikuar me tumor.
“Arsyeja pse preva flokët: Sasha është diagnostikuar me tumor. Tumor në kockë të legenit. Sasha ime është 8 vjeç. Nuk është plakë akoma... Bashkëjetesa ime, familja ime që kur jetoj vetëm prej 8 viteve, janë këta të dy... S’është bërë viti që futa në dhe... Pëtin e vogël... 21 dhjetor 2022”, ka shkruar Roza Lati në postimin e saj në “Instagram”, shoqëruar me foto të ndryshme të kafshëve të saj shtëpiake.
View this post on Instagram
Moderatorja ka treguar shpeshherë përmes rrjeteve sociale se është shumë e lidhur me qentë e saj.