Kiropraktorët kanë dhënë alarmin për pozicionin e fjetjes me stomak, apo përmbys.
Doktorët dhe ekspertët e gjumit thonë se fjetja në këtë pozicion nuk është e shëndetshme sado rehat mund të ndiheni.
Çuditërisht, sipas News Medical, vetëm rreth 7 për qind e të rriturve zgjedhin këtë pozicion gjumi, ndërsa shumica flenë në shpinë.
Disa pjesë të trupit ndikohen negativisht nga gjumi me fytyrë poshtë, siç janë shpatullat, qafa dhe shpina.
Sipas një studimi nga Cleveland Clinic, "Kur një person fle në bark, ai ngre shtyllën kurrizore dhe rrezikon të dëmtojë trupin.
"Ky pozicion vendos stres të shtuar në pjesën e poshtme të shpinës, dhe kjo është një pjesë e trupit që shumica prej nesh tashmë po e sforcojnë në aktivitetet tona të përditshme", thotë studimi.
Dhimbja e qafës mund të zhvillohet edhe pasi të keni kthyer kokën në njërën anë gjatë gjithë natës, përveç nëse qëndroni "me fytyrën poshtë" në ekstrem.
Duke folur për Neësweek, Dr. Sarah Jane tha se gjumi në stomak mund të sjellë gjithashtu rreziqe nga dhimbjet e shpatullave, pasi njerëzit natyrshëm i ngrenë krahët ndërsa pushojnë.