FOTO/ Damian Gjiknuri “heq” kostumin e zyrtarit, bën pazar me bashkëshorten

10 September 2023, 12:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Damian Gjiknuri “heq” kostumin e zyrtarit, bën pazar me
Damian Gjiknuri

Ai është ndër emrat më të lakuar të politikës, që nga 2013, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet, Damian Gjiknuri ka mbatur disa poste të rëndësishme.

Megjithatë, veç profilit mediatik, ai ka preferuar që jetën private ta mbajë gjithnjë sa më larg vëmendjes së publikut.

Në daljet e tij televizive, Gjiknuri ka qenë gjithnjë duke përmbushur tablon e zyrtarit të lartë. Por, jashtë detyrës së tij, edhe ish-ministri ka angazhimet e tij familjare, që zgjedh t’i kryej si çdo njëri prej nesh, i shkujdesur për sytë e kureshtarëve dhe sportiv.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë deputetin e PS-së, teksa së bashku me bashkëshorten e tij po bënin pazarin e fruta perimeve.

Rovena, quhet gruaja e Gjiknurit dhe qëkur burri i saj u bë pjesë e politikës, ajo ka zgjedhur që jetën e saj ta jetojë larg mediave.

Gjithçka që dihet për të është fakti se punon si arkitekte, si dhe adhurimi që ajo ka për gurunë indian të quajtur Paramahamsa Vishewandanda.

Deputeti është shfaqur në këto foto, krejtësisht sportive, ku veç këmishës dukshëm të rrudhur, kishte zgjedhur edhe një palë pantallona të shkurtra, natyrisht i diktuar edhe nga temperaturat e larta./Panorama



Video