“Shoku im më i mirë i jetës”, Semi Jaupaj rishfaqet në krah Bojken Lakos

2 May 2022, 22:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shoku im më i mirë i jetës”, Semi Jaupaj rishfaqet
Bojken Lako dhe Semi Jaupaj

Bojken Lako së fundmi u rikthye në vëmendjen e medieve për shkak të një ndërtimi pa leje, ecka solli edhe dënimin e tij me shërbim prove.

Ndërkohë, ai  këtë vit ka qenë pothuajse në vëmendjen e publikut edhe për shkak të Semi Jaupajt që mori pjesë në Big Brother Vip.  

Semi Jaupaj dhe Bojken Lako kanë ruajtur një raport të mirë dhe pas ndarjes. Këtë e ka shprehur shpeshherë Semi gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Të njëjtën gjë ka treguar dhe së fundmi përmes një postimi që ka bërë në Instagram.

Këngëtarja ka postuar në Instastory një video, ku shihet se është nën shoqërinë e ish-partnerit të saj.

“Shoku im më i mirë i jetës”, shkruan Semi krahas videos.

Semi nisi të shoqërohej me kantautorin kur ishte vetëm 17 vjeç.

Duke folur për ndarjen, Semi ka thënë më parë: “Ishte shumë e vështirë të vendosja të ndahesha nga Bojkeni. Meqë ishim bërë dy shok të ngushtë, pse të mos mbesnim dy shokë të ngushtë. Do të jetë gjithë jetës miku im më i ngushtë”.

Bojkeni u dënua nga Gjykata e Tiranës me tre vite burg, të cilat janë konvertuar në shërbim prove. Po ashtu, ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT. Gjithë kjo erdhi pasi hapi katër dritare në njërën faqe të objektit, të cilin do ta kthente në studio muzikore.



 


Video