Del në ankand diamanti i bardhë më i madh ndonjëherë

2 May 2022, 20:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del në ankand diamanti i bardhë më i madh ndonjëherë
Diamanti

Shtëpia e ankandeve Christie’s në Gjenevë do të nxjerrë në shitje më 11 maj një diamant 228,31 karat në formë dardhe, raporton Reuters.

“Vlerësimi paraprak shkon 20 milionë deri në 30 milionë dollarë. Ne presim ta shesim për çmimin më të lartë të mundshëm”, thotë Rahul Kadakia, kreu i departamentit ndërkombëtar në kompaninë Christie’s.

Del në ankand diamanti i bardhë më i madh ndonjëherë

“Unë jam këtu prej 25 vitesh. Christie’s është këtu prej 256 vitesh. Dhe në gjithë këtë kohë, ky është diamanti më i madh i kësaj nuance që kemi nxjerrë ndonjëherë në shitje”, shtoi ai.

Del në ankand diamanti i bardhë më i madh ndonjëherë

Guri i çmuar u zbulua, e më pas u përpunua, rreth dy dekada më parë në Afrikën e Jugut.

Del në ankand diamanti i bardhë më i madh ndonjëherë

Në ankandin e 11 majit do të dalë dhe një tjetër diamant 205,07 karat i njohur si “Diamanti i Kryqit të Kuq”.

“Është mjaft e pazakontë të kemi dy diamantë 200 karat në një ankand të vetëm. Diamanti i Kryqit të Kuq peshon 205 karat dhe u gjet në 1907 në minierën ‘DeBeers’ në Afrikën e Jugut. Më pas iu shit Christie’s të Londrës në 1918 në një ankand të Kryqit të Kuqit gjatë luftës”, tregon Kadakia.

Sipas parashikimeve ky diamant mund të shitet nga 7 milionë deri në 10 milionë dollarë, ndërsa një pjesë e shumës do i shkojë Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.



Video