Beatrix Ramosaj ka qenë javët e fundit në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes me aktorin Donald Veshaj.
Që pas ndarjes nga Donaldi, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së BBV, postimet e tyre në rrjetet sociale janë komentuar shumë nga fansat si deklarata apo kunja drejt njëri-tjetrit.
Beatrix Ramosaj është rikthyer në qendër të vëmendjes me postimin e fundit, ku krahas disa fotove ku duket mjaft e buzëqeshur shkruan:
“Unë kam screenshots”, shoqëruar me një emoji të qeshur.
Ajo nuk ka treguar se drejt kujt shkon ky “kërcënim” apo ishte thjesht një shaka, por fansat e saj kanë reaguar menjëherë përmes komenteve, duke e lidhur deklaratën e saj me Donald Veshajn.

Historia e dashurisë së Donaldit dhe Beatrix filloi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Lidhja e tyre u komentua gjerë e gjatë për faktin se u quajt si tradhti ndaj moderatores, Bora Zemani nga ana e Donaldit. Ashtu siç filloi vrullshëm romanca e tyre, e tillë përfundoi duke mos zgjatur pas mbarimit të formatit, edhe pse shkaqet nuk janë bërë asnjëherë zyrtare.