Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga imami Elvis Naçi dhe aktori i njohur Mirush Kabashi kanë qenë sot në Thumanë, ku janë shpërndarë 150 banesa për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Teksa ka marrë fjalën, aktori Kabashi ka përshëndetur të pranishmit, por i harroi për pak momente emrin kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
Ai e kaloi me shaka këtë moment:
“Mirëmbrëma që të gjithëve, zoti kryeministër Edi Rama. Zoti Elvis Naçi, Kryetari i Bashkisë së Thumanës, turpi për të gjallët por nuk ia kujtoj emrin! Turi, të kërkoj ndjesë! Nuk është e rëndësishme të ta mbaj mend emrin unë, e rëndësishme është të ta mbajë mend kryeministri. Bëra një shaka”, tha aktori Mirush Kabashi.