Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij, Emanuela Morini, kanë kurorëzuar këtë të shtunë dashurinë e tyre me një ceremoni martesore në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Në dasmë kanë qenë mbi 100 të ftuar, familjarë të çiftit dhe miqtë e tyre, ku nuk munguan dhe disa prej ish-banorëve të "Big Brother Vip".
Ajo që u vu re ishte mungesa e Sabianit, gjë e cila vërtetoi prishjen e miqësisë aq të fortë me Ilirin brenda shtëpisë së "Big Brother Vip. Kaq ka bërë që Monika të thumbojë me anë të një postimi ish-miqtë e saj.
Aktorja ka publikuar në InstaStory një shprehje që thotë : “Gjithçka është e përkohëshme”– duke iu referuar kështu miqësisë së Sabianit dhe Ilirit ku të gjithë mendonim se do të zgjaste goxha por ndodhi e kundërta.
