Puthje pasionante/ Zbulohet i dashuri i ri i Gresa Hotit, qenka DJ i njohur

13 October 2024, 13:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Puthje pasionante/ Zbulohet i dashuri i ri i Gresa Hotit, qenka DJ i njohur
Gresa Hoti

Nga jeta personale e bukuroshes Gresa Hoti ka të reja.

Modelja, njëherësh ish-banorja e BBVK1 është në një lidhje dashurie dhe për këtë nuk ka më dilema.

Ka qenë partneri i saj ai që ka ndarë një video duke u puthur mbrëmë vonë pas mesnate në rrjetet e tij sociale.

E kush është partneri do pyesni, me të drejtë?

Ai është DJ-i italian Carmine Conte, i njohur me nofkën artistike ‘Mrak’.

Raporti i Gresës dhe Contes ka disa muaj që është ngjizur si dashuri dhe përgjatë kësaj kohe ata kanë qenë thuajse të pandarë nga njëri-tjetri në udhëtime e punë.

Conte është 42 vjeç dhe jetën personale e ka pasur shpesh në fokus të medias për lidhjet e dashurisë me bukuroshe italiane. 



Video