Pushime në kohë lufte/ Nga ish-çifti "Fero-Arbenita" te Alesia Bami, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai!

7 Mars 2026, 14:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alesia Bami/ Fero-Arbenita

Lufta e nisur mes SHBA, Izraelit dhe Iranit ka sjellë panik kudo, përfshi edhe Shqipërinë.

Prej gati 1 jave, lajmet kombëtare e ndërkombëtare flasin për përplasje të ashpra, duke lënë pas viktima dhe dëme të shumta.

Irani i është përgjigjur goditjes, duke lëshuar raketa në disa vende në lindjen e Mesme, ndërkohë edhe Dubai.

E si një vend që ka shumë shqiptar, shqetësimi për bashkatdhetarët ka qenë i shtuar.

Por kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai?

Reperi i njohur kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në ‘InstaStory’, pasi ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit e tij që janë shqetësuar për sigurinë e tij për shkak të situatës së tensionuar në rajonin ku ai ndodhet aktualisht.

Përmes një mesazhi të shkurtër, artisti ka bërë të ditur se ndodhet në Dubai dhe është mirë, duke siguruar fansat se nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

Pushime në kohë lufte/ Nga ish-çifti "Fero-Arbenita"

Po në Dubai është edhe ish-partnerja e tij, Arbenita. Prej disa kohësh modelja jeton dhe punon në Dubai, duke ndërtuar jetën e saj në këtë vend.

Por duket se edhe modelja ka reaguar, duke treguar se është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasur probleme nga sulmet e Iranit.

Ndërkohë që këto kohë edhe Alesia Bami ka qenë në vendin luksoz.

Moderatorja, e cila është distancuar këtë sezon nga ekrani, ka treguar në rrjetet sociale se është duke shijuar pushimet në Dubai dhe se nuk është ndikuar aspak nga situata.

Pushime në kohë lufte/ Nga ish-çifti "Fero-Arbenita"

Në rrjetet e saj sociale, ajo shfaqet duke shijuar restorantet luksoze dhe plazhet e Dubait.  Vetë Alesia ka preferuar që mos të tregojë nëse sulmet e ndodhura kanë qenë pranë saj.

Jeta luksoze e Morena Tarakut në Dubai ka marrë një kthesë të papritur gjatë ditëve të fundit.

Pushime në kohë lufte/ Nga ish-çifti "Fero-Arbenita"

Qyteti i njohur për qetësinë dhe qiellgërvishtësit është gjendur nën sulmin e raketave dhe dronëve iranianë, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve të ashpra mes SHBAsë, Izraelit dhe Iranit.

Në mes të kësaj situatë aspak të zakonshme ndodhet edhe Morena, e cila ka ndarë me ndjekësit pamje reale nga ajo që po ndodh rreth saj.

Në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Morena ka publikuar një video ku shihet një shtëllungë e madhe tymi dhe zjarri vetëm pak metra larg vendbanimit të saj, si pasojë e rënies së mbetjeve nga dronët e interceptuar.

Sakaq, ministria jonë ka bërë thirrje që shqiptarët që gjenden në këto vende, të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak të një përshkallëzimi të situatës në Lindjen e Mesme./Panoramaplus



Video