Pse nuk duhet ta karikoni kurrë telefonin në aeroporte apo qendra tregtare, sipas FBI

29 June 2023, 13:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse nuk duhet ta karikoni kurrë telefonin në aeroporte apo qendra
Foto ilustruese

Stacionet e karikimit në një aeroport ose qendër tregtare ndonjëherë mund të jenë shpëtimtare, por këto spote publike janë vendi numër një për hakerat, sipas bazës së FBI-së në Denver.

Sipas FBI, hakerët kanë gjetur mënyra për të përdorur stacionet e karikimit publik për të injektuar malware dhe për të gjurmuar një pajisje.

FBI nuk është e vetmja agjenci federale që paralajmëron për rrezikun e paraqitur nga stacionet e karikimit. Disa paralajmërime janë postuar gjithashtu në faqen e internetit të FCC.

“Malware i instaluar përmes një porte të stacionit të karikimit mund të bllokojë pajisjen ose të kapë të dhëna personale apo edhe fjalëkalime. Kriminelët më pas mund ta përdorin këtë informacion për të hyrë në llogaritë në internet ose për t’ua shitur atë personave të tretë”.

Duke pasur parasysh se sa informacione personale ruhen në telefona këto ditë, vjedhje të tilla të fshehta mund të shkaktojnë dëme të mëdha.


Video