
Princ Leka ka festuar 42-vjetorin e lindjes dhe ka ndarë në rrjetet sociale një video teksa frynë qirinjtë. E pranë tij është e bija, Princesha Geraldinë.
“I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”-shkruan Princ Leka bashkëngjitur videos së ndarë në rrjetet sociale, ku shihet teksa feston me vajzën.
Kujtojmë se ko ditëlindje e ka gjetur Princ Lekën jo vetëm të ndarë nga familja, por edhe në procese gjyqësore.
Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici, pasi të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur Princi ka shkuar te shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur.
Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.
Sipas urdhrit të gjykatës, Princi Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3-vjeçare vetën në prani të dados. Ndërkohë që çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.
View this post on Instagram