Pas pushimeve luksoze, Erjola Doçi dhe Rikja së bashku në plazh pa shoqërinë e partnerëve! Pa make-up, FOTOT e vajzave të ekranit larg shkëlqimit të Instagram

3 Gusht 2025, 12:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erjola Doçi dhe Rikja

Miqësia e tyre nisi që vitin e shkuar, ku të dyja bën pjesë tek reality “Big Brother Albania”. E duket se që prej asaj dite, për të dyja vajzat, lindi një miqësi e fortë që jashtë ka vijuar edhe me projekte të përbashkëta.

E kemi fjalën për Rike Roçin dhe Erjola Docin, që kohët e fundit kanë qenë të pandara kudo, madje edhe në plazh. Paparaci ynë ka mundur ti shkëpusë vajzat nga një padite, ku duket se po e shijojnë kohën në shoqërinë e njëra-tjetrës. Në bregdetin e jugut, Erjola dhe Rikja kanë preferuar që këtë herë të jenë së bashku. Ashtu si mund të dallohet, Rikja, shumicën e kohës merret me telefonin, duke u munduar që të shkrepë foton më të bukur për rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Erjola, duket më e relaksuar, teksa merr kohë për të pushuar. Rikja kishte zgjedhur një bikini me ngjyra të ndezura, nga ana tjetër, Erjola kishte preferuar që mbi bikini të vishte edhe një fustan rrjete të bardhë, i përshtatshëm për pasditet në plazh.

Pa make-up dhe me pamjen larg asaj që jemi mësuar ti shikojmë në ekran, dy mikesha duhet thënë që dukeshin shumë bukur edhe në versionin ‘aqua e sapone’. Në rrjet, shpesh është aluduar për lidhje të tyre, sidomos javët e fundit. Por teksa ne përpiqemi ti ‘kapim mat’ diku çift, vajzat janë mjaftuar nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Rikja, sapo ka përfunduar pushimet e saj në Itali, ku me gjasa, në këto ditë nuk ka qenë e vetme.

Nga jahtet luksoze, teksa plazhet e shtrenjta të Sardenjës, kanë qenë ato që kemi parë në profilin e saj në Instagram. Se mesa duket kur rikthehet, zgjedh pushime të qeta, me mikeshën e saj të zemrës. Nga ana tjetër, Erjola pak na ka zbuluar këtë verë, duke u përqendruar tek pozat e saj sensuale, pa dhënë shumë detaje se ku po pushonte, por mbi të gjitha me kë.

Ndaj edhe për Erjolën, disa ditë pushime me mikeshën e saj, janë gjithçka që i duhet për këtë verë. Kujtojmë se të dyja vajzat janë duke provuar veten edhe në kinematografi, ku janë duke punuar për filmin e tyre të parë. Do të na duhet të presim edhe pak, për të parë sesi do të vijnë këtë herë dy mikeshat në rolet e tyre për herë të parë në një film./Panorama Plus



Video