Pas ndarjes me Romeon, Aleksia Peleshi i çuditi të gjithë me këtë deklaratë “hakmarrëse”

19 May 2022, 19:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas ndarjes me Romeon, Aleksia Peleshi i çuditi të gjithë me
Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj

Ndarja Aleksia Peleshit nga aktori i njohur Romeo Veshaj ka qenë mjaft e komentuar në rrjet. Ishte Aleksia ajo që disa ditë më parë deklaroi publikisht se ishte nxituar që e kishte bërë publike lidhjen me Romeon.

E ftuar sot në një emision televiziv, pasi rrëfeu projektet e saj të fundit, Aleksia nuk shpëtoi edhe nga pyetjet në lidhje me jetën private dhe ndarjen nga Romeo.

Kështu, pyetjes nëse e bezdisin lajmet në portale, sidomos kohët e fundit, Aleksia iu përgjigj:

“Më bezdisin, sepse jam nxituar duke folur më shumë se ç’duhet. Njerëzit nuk kanë pse t’i dinë të gjitha. Për këtë i kam rënë pak pishmanit. Por ç’ndodhi, ndodhi”, tha ajo duke deklaruar se, në të vërtetë nuk ka qenë kurrë e dashuruar.

“Njeriu reflekton, kupton më shumë për veten. Unë kam kuptuar se unë nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah, që të dashuron verbërisht. Ose kam qenë e dashuruar me idenë e krijimit të një familjeje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një njeri. Nuk ma ka bërë zemra ‘bam’".


Video