Pas debatit, Luizi provokohet me këngët e Butrint Imerit. Ja si reagoi ai dhe Kiara. Olta përfiton

30 Janar 2023, 19:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luiz Ejlli

Pas debatit të ashpër që ndodhi sot mes Luizit dhe Oltës, në shtëpinë e “Big Brother” u vendos muzikë me zë të lartë dhe shumica e këngëve ishin të Butrint Imerit, ish të dashurit të Kiara Titos. Nga ana tjetër, Olta Gixhari ishte gjithmonë aty për t’i lëshuar një koment ose provokim Luizit që të reagojë.

Në momentin kur në sfond ishte kënga e Butrintit, kamera ndjeku kudo Luizin për një reagim, por ai qëndroi i heshtur dhe nuk komentoi asgjë.

Më pas ishte Olta ajo që i tha Luizit se “kjo këngë është për gruan e tij”. Aktorja më pas vijoi duke thënë: “E di sa shumë di unë o Luiz, e di sa “As-e” kam nën mëngë për gruan tënde?”

Nga ana tjetër kënga e titulluar “Lule e Dashnisë” u dëgjua edhe nga Kiara, e cila fillimisht nuk bëri reagim. E pyetur nga Efi nëse kënga i jep bezdi, Kiara u përgjigj vetëm “jo, jo”.

Kur Luizi shkoi në dhomën ku ishte edhe Kiara, kjo e fundit e pyeti: “Pse nuk flet ti, ke ndonjë lojë?” Përgjigja e Luizit ishte: “Duro, do e marrësh vesh për pak dhe do të mahniteni”.

Edhe kënga “Dale Dale”, e përmendur më herët nga Kiara, u vendos me zë të lartë në shtëpi. Moderatorja nisi të këndojë e të kërcejë, së bashku me banorët e tjerë, mes tyre edhe Luizi.

Në një tjetër moment u luajt edhe një këngë me titull “Kokaina”. Olta nxitoi të përshëndesë Luizin me këtë këngë, pasi më herët e akuzoi se ishte përdorues i substancave narkotike.

Video