
Camila Cabello u shfaq pa filtra teksa po shijonte plazhin në brigjet e Caprit në Itali të martën, më 31 maj.
Këngëtarja 25 vjeçe, u shfaq me bikini ngjyrë portokalli që i lanë shumë pak imagjinatës gjatë qëndrimit të saj në ujë.
E etur për t’u zhytur në oqean, Cabello i mahniti miqtë e saj ndërsa u hodh nga varka në ujë.
Lëvizja shkaktoi të qeshura mes këngëtares dhe miqve të saj të ngushtë.
Cabello qartazi është duke u kënaqur në Itali, ndërsa ditët e fundit po dokumenton pushimet idilike në Instagramin e saj.
Të mërkurën këngëtarja nga Kuba u pa me një bluzë ngjyrë portokalli teksa pozonte para bregut të Amalfit me shkëmbinjtë e thyer në sfond.
Këto pushime të saj vijnë pas një paraqitje të mrekullueshme që ajo bëri në hapjen e finales së Ligës së Kampionëve.