“O çapaçuleee, ta dish ti ...”/ Noizy reagon për Luizin dhe ka disa fjalë për këngëtarin shkodran

28 April 2023, 11:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“O çapaçuleee, ta dish ti ...”/ Noizy reagon për
Noizy dhe Luizi

“Qe ky stili G, djeg si fitili/ Un e shpika ket’ sen/ Dhe prandaj jam ma i miri”

Refreni që na sjell në mendje direkt Luizin dhe Noizyn. Reperi solli një super hit “Jena Mbretër 2” dhe Luizi u bë shumë viral me të dhe një kërcim që bënte në festën e mbrëmjes së djeshme në shtëpi. Gjë që edhe Noizy e përkrahu duke e publikuar në Instagramin e tij.

Noizy ka publikuar disa story gjatë kërcimeve të Luizit dhe kur ai e përmendte teksa në një prej tyre Noizy ka dhe disa fjalë për këngëtarin shkodran.

 “O çapaçuleee, ta dish ti sa viral je bërë me këtë këngë (Jena Mbretër 2)! Fitore!” shkruan Noizu sipër videos.

Kujtojmë se nga ana tjetër, fansat kanë kërkuar një bashkëpunim mes tyre dhe diçka të tillë e ka kërkuar edhe vetë Luizi.

Teksa ndodhej në shtëpinë e BBVA duke dëgjuar këngën e re të Noizyt me Yll Limanin nga albumi “Alpha”, Luizi tha:

“Me shumë gjasa Noizy do thotë se “E dua fort Luizin”. E para, unë nuk jam përzier kurrë në konfliktet që kishin këta me grupet e tjera. Po të bëj një këngë me Noizyn unë, çfarë mendoni ju? O Gels, ta bëjmë një këngë zemra? Ta hënksha zemrën! Dhe do bëhet klipi në makinë cabrio. Vetëm duke ecur!”.

“O çapaçuleee, ta dish ti ...”/ Noizy reagon për“O çapaçuleee, ta dish ti ...”/ Noizy reagon për



Video