“Nuk i meritoj 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen momentin tragjik kur humbi nënën dhe përballjen me policët gjatë arrestimit

30 October 2025, 19:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk i meritoj 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen momentin tragjik
Elsa Lila

Këngëtarja Elsa Lila ka treguar për herë të parë se si mori lajmin e vrasjes së nënës së saj në vitin 1997, vetëm pesë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria me helikopterin e ambasadës italiane.

Në një rrëfim të ndjerë dhe emocionale përballë Grida Dumës në “Grida Duma Podcast”, ajo tregon se si nuk mundi ta shihte nënën e saj pasi kufijtë ishin të mbyllur.

“Italia ishte burgu im i parë. Nuk më lejuan të kthehesha, kufijtë ishin të mbyllur. Doja vetëm ta shihja nënën, por nuk munda. E kam parë vetëm një gur kur u ktheva në tetor”, rrëfeu ajo.

Edhe sot, pas shumë vitesh, Elsa thotë se truri i saj nuk e ka pranuar ende humbjen.

“E mendoj sikur është diku, në një kontinent tjetër, dhe po jeton jetën e saj”, shprehet këngëtarja.

Elsa Lila ka treguar për herë të parë si e përjetoi momentin kur u akuzua padrejtësisht në Itali.

“Ke një akuzë 20 vite e lart dhe gjëja e parë që mendova ishte: çfarë mund të kem bërë unë për ta merituar këtë? Ndoshta ndonjë gjobë e makinës, por s’vlen 20 vite”, tregoi këngëtarja për përjetimet e saj me karabinierët.

Elsa Lila tregon se si shtangu përballë prangave dhe dilemat që kaloi gjatë arrestimit:

“Të gjithë kemi anë të errëta dhe të ndriçuara. Të gjithë kemi lënduar dikë, ndoshta pa dashje. Edhe unë nuk kam qenë gjithmonë e përsosur, por kurrsesi për të merituar burg”, tregoi këngëtarja.

Përjetimet për muajt në përballje me drejtësinë italiane, këngëtarja Elsa Lila i ka përshkruar edhe në librin e saj “Mirë se erdhe në Rebibbia”.


Video