Gjest për t’u marrë shembull, 46-vjeçari dorëzon 2.8 milionë lekë të gjetura në Rinas

30 October 2025, 11:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjest për t’u marrë shembull, 46-vjeçari dorëzon 2.8
Ermir Pashaj dhe polici, të cili i ka dorëzuar shumën e parave

Një shembull i rrallë ndershmërie është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Aeroportin e Rinasit.

46-vjeçari Ermir Pashaj ka gjetur në ambientet e aeroportit një shumë prej 2.8 milionë lekësh, të cilën e ka dorëzuar menjëherë në Komisariatin e Policisë pranë aeroportit.

Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe po punon për të identifikuar pronarin e parave të humbura.

Një gjest i tillë është për t’u marrë shembull, pasi pak veta do të kishin bërë të njëjtën gjë./VoxNews

Gjest për t’u marrë shembull, 46-vjeçari dorëzon 2.8


Video