“Nuk e kuptojmë se si ke arrit deri në këtë pikë të lojës”, Dea sulmon Nitën për të mbrojt Kristin

26 April 2023, 20:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk e kuptojmë se si ke arrit deri në këtë pikë
Dea sulmon Nitën për të mbrojt Kristin

Pas lojës nga Frontera Medical Spa, një debat i ashpër u zhvillua mes Kristit dhe Nitën, pasi kjo e fundit nuk gjeti asnjë përgjigje të saktë, për pasojë nuk fitoi asnjë shumë monetare për ta shpenzuar në qendrën estetike.

Në debatin mes tyre u përfshinë dhe banorët e tjerë, të cilët e cilësuan Kristin si kalama. Kristi i tha Nitës se ai e ndihmoi atë, madje ia tha tre herë përgjigjen. Efi i tha Kristit se ai do vetëm veten e vet dhe askënd tjetër në shtëpi.

Teksa Efi po diskutonte me Kristin, Qetsori u shpreh se ende nuk e kupton se si ai arriti deri në këtë pikë të lojës.

Ky i fundit u shpreh se Kristi nuk do të ndihmoi askënd, ndërsa Efi për të ulur gjakrat, i tha Nitës se ajo do i japë zarfin e saj, që të bëjë trajtime te Frontera Medical Spa.

Kristi i tha Nitës se është shumë e shëmtuar fakti që ajo po kërkon ndihmë për këtë çështje, ndërsa ajo tha i Kristit se sa më shumë flet, aq më keq del.

Ndërsa Dea i doli në mbrojtje Kristit me argumentin se nuk e ofendoi dhe as nuk e vrau Nitën, që të bënte atë lloj reagimi.

Sipas saj, ishte vetëm një lojë dhe nuk kishte përse situata të shkonte kështu. Dea u shpreh se situata po teprohet shumë dhe se nuk mund të thuhen disa fjalë, vetëm për një lojë.

Qetsori u shpreh se do thuhen fjalët dhe se edhe Dea ka thënë gjëra që nuk duhen për Luizin.

Nita debatoi me Deamishel, pasi kjo e fundit mbështeti Kristin lidhur me debatin që ai pati me Nitën.

Kjo e fundit nuk ishte aspak dakord me këtë, ndërkohë sipas Efit sjellja e Deas është mëse normale, duke qenë se ajo ka një raport shumë të mirë me Kristin dhe me të drejtë e mbron.

Nita i tha Deas se ajo dhe Kristi po bëjnë lojë brenda në shtëpi. Kjo e fundit e cilësoi Nitën si “opinioniste” që nuk ka jetuar kurrë në shtëpi dhe se vetë është shkëputur komplet nga loja dhe kritikon të tjerët.

 


Video