“Njeriu më i pistë në glob”, vdiq pak muaj pasi u la për herë të parë në 50 vjet

25 October 2022, 12:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Njeriu më i pistë në glob”, vdiq pak muaj pasi u la

Një burrë iranian, i cili mbante titullin e “njeriut më të pistë në botë”, sepse nuk ishte larë për dekada, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, tha sot një zyrtar.

Amu Haji, i cili s’ishte larë për më shumë se 50 vjet, vdiq të dielën në fshatin Dejgah të provincës Fars në Iranin jugor, njoftoi agjencia e lajmeve Irna.

Sipas një zyrtari vendas të cituar nga agjencia, Haji, i cili ishte beqar, shmangte larjen nga frika se mos “sëmurej”.

Një dokumentar i shkurtër për jetën e tij i titulluar “The Strange Life of Amu Haji” u filmua në vitin 2013, sipas mediave lokale.

“Për herë të parë, disa muaj më parë, fshatarët e çuan atë në tualet për t’u larë”, raportoi Irna.

“Njeriu më i pistë në glob”, vdiq pak muaj pasi u la


Video