Nëse flasim për një çift më të komentuar të showbizit shqiptar për momentin, pa asnjë dyshim mund të themi për Megi Pojanin dhe futbollistin e kombëtares, Endri Çekiçi.
Dyshja ende nuk e ka konfirmuar lidhjen, por romanca e tyre është kuptuar nga detajet e kapura në fotot e publikuara nga ta nga "arratisja" me pushime së bashku në ishujt ekzotikë të Afrikës Lindore.
Pasi hodhën foto nga i njëjti lokal, e njëjta tavolinë dhe në të njëjtën orë, më pas edhe në disa foto të Endri Çekiçit me syze dielli reflektonte Megi Pojani, e cila po ja bënte fotot.
Por, së fundmi, është vënë re një tjetër detaj nga fotot e dyshes, e cila duket se na konfirmon romancën mes Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit.
Blogeri Olti Curri ka publikuar në InstaStory një foto të Megit dhe një të Endrit ku në to shfaqet e njëjta kano jeshile në det. Këto foto na konfirmojnë edhe një herë se dyshja është së bashku me pushime.
Endri Çekiçi aktualisht luan për Konyaspor në Turqi, por mesa duket tani është në një romancë të re me aktoren seksi.