Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ilda Bejleri është shkëputur prej disa muajsh nga ekrani, pasi moderatorja është në pritje të ëmbël dhe është fokusuar te kjo fazë e jetës së saj.
Edhe pse lajmin e shtatzënisë, Ilda është munduar ta mbajë sekret, së fundmi ajo ka vendosur të publikojë një foto me barkun e rrumbullakosur. "Është thjesht limonadë trëndafili" shkruan moderatorja krahas fotos, ku ka marrë urime dhe komente të shumta pozitive nga miqtë dhe ndjekësit e saj.
Sipas burimeve të mediave, Ilda dhe partneri i saj janë në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë pas rreth 4 muajsh. Përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh.
