Monika Lubonja e revoltuar me Albano Bogdon: Nëse të ka ngelur pak grimë artisti, kërkoji falje Beatrix-ës

2 Tetor 2023, 20:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albano Bogdo dhe Monika Lubonja

Aktorja e njohur Monika Lubonja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave ofenduese që Albano Bogdo bëri për Alban Ramosaj dhe motrën e tij Beatrix.

Në emisionin e tij, Bogdo iu referua Alban Ramosajt “si ai tipi që iu q* motra në Big Brother”. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta.

Teksa ka postuar një video në rrjetin social “Instagram”, Monika Lubonja shfaqet shumë e revoltuar teksa shprehet:

“Në qoftë se të ka ngelur pak grimë artisti, por edhe njerzillëk, dil aty dhe kërkoj një falje publike vajzës dhe familjes së saj.

Nuk ta ka borxh askush këtë gjë dhe nëse je artist ulu puno aty, kërko e mos shpif sepse ke bërë një shpife shumë të rëndë edhe për atë djalin por edhe për atë vajën”.

 

Video